Albanologie
print


Navigationspfad


Inhaltsbereich

Abschied von Gianni Belluscio

16.04.2020

Wir nehmen Abschied von Gianni Belluscio
(25.8.1961 - 12.4.2020)

In diesen ohnehin ungewöhnlichen Zeiten werden die albanologischen Studien und die albanische Kultur schwer erschüttert. Völlig unerwartet ist der Arbëresh-Forscher Gianni Belluscio von uns gegangen, der im gegenwärtigen albanologischen Diskurs durch seine albanologischen und seine sprachwissenschaftlichen Arbëresh-Studien als einer der besten und produktivsten Kenner im italienischsprachigen Raum galt.

Gianni Belluscio wurde am 25. August 1961 in San Basile (Arb. Shën Vasil /Kalabrien) geboren, wo er im sprachlichen und kulturellen Umfeld der Arbëreshë aufwuchs und seine erste Bildung genoss. Die Liebe für die Sprache, die Kultur und die Geschichte der Siedlungen der Arbëresh in Italien kennzeichneten seine wissenschaftlich-universitäre Bildung an der Universität Kalabrien, wo er das Glück hatte, bei Prof. Francesco Solano, Prof. Italo C. Fortino und Prof. John Trumper zu studieren. Dort schloss er auch sein Universitätsstudium für moderne Fremdsprachen und Literaturen ab, wobei er eine Monographie auf dem Gebiet der experimentellen Phonetik vorlegte, „A Model for a discreet Analysis of three Italo-Albanian dialects: vocalism, electro-acoustic analysis et alia” (1986), eine Arbeit, die als erste ihrer Art an dieser Universität gilt und bis heute den Wert einer Pionierleistung innehält, welche das Paradigma innerhalb der zeitgenössischen albanologischen Forschungen in Italien veränderte. Ein weiterer Meilenstein in seinem akademischen Werdegang ist auch die Dissertation „Linguistic Continuity and Fragmentation: the vexata quæstio of the vocalic isophones in the Arbëresh speaking Area in northern Calabria” (Rom, 4. Juni 1994); hinzu kommt die beispielhafte, zweisprachig (englisch-italienisch) kommentierte Publikation des Manuskripts des amerikanischen Albanologen Eric Hamp „Il sistema fonologico della parlata di Vaccarizzo Albanese / The Sound System of a Calabro-Albanian Dialect (1954)“.

Die akademische und universitäre Laufbahn von Gianni Belluscio ist unlösbar mit seinem Engagement als wissenschaftlicher Forscher und Experte der albanischen Sprache verbunden, sowie als assoziierter Professor (2017) an der Universität Kalabrien. Gianni Belluscio hat auch oft als Gastprofessor an verschiedenen Universitäten in Süditalien, in Albanien, Kosovo sowie zuletzt auch an der Ludwig-Maximilian Elite-Universität in München (2.-7.12.2019) gewirkt. Seine wissenschaftliche Tätigkeit zeichnet sich ebenfalls durch seine Teilnahmen an internationalen Tagungen in vielen Ländern Europas und den USA aus; zudem durch die breite Palette an wissenschaftlichen Veröffentlichungen zu zahlreichen Bereichen der Albanologie, welche die Anzahl von 180 Titeln erreicht, darunter acht monographische Arbeiten.

Sein Fortgang ist ein großer Verlust für alle Freunde, Kollegen und für die gesamte albanologische Welt, die sich in diesen Augenblicken der Trauer und des Beileids mit Respekt und besonderer Wertschätzung an ihn erinnert.

 

Ndahemi prej Gianni Belluscio-s
(25.8.1961 - 12.4. 2020)

Shkencat albanologjike dhe kultura shqiptare tronditen thellë në këto kohë gjithkund të pazakonshme. Largohet papritur prej nesh studiuesi arbëresh Gianni Belluscio, i mirënjohur në diskursin albanologjik bashkëkohor si njëri ndër njohësit më të thelluar dhe më produktivë në studimet gjuhësore arbëreshe dhe ato albanologjike në hapësirën italishtfolëse.

Gianni Belluscio lindi më 25 gusht 1961 në San Basile (arb. Shën Vasil /Kalabri), ku u rrit dhe u edukua në një ambiet gjuhësor kulturor arbëresh. Dashuria për gjuhën, kulturën dhe historinë e ngulimeve arbëreshe në Itali ravijëzuan formimin e tij shkencor-universitar në Universitetin e Studimeve të Kalabrisë, ku pati fatin të studiojë pranë prof. Francesco Solano-s, prof. Italo C. Fortino dhe prof. John Trumper-it. Aty përfundoi edhe studimet universitare për gjuhë dhe letërsi të huaja moderne me punimim monografik në fushën e fonetikës eksperimentale “A Model for a discreet Analysis of three Italo-Albanian dialects: vocalism, electro-acoustic analysis et alia” (1986), i cili cilësohet si studimi i parë i llojit të vet në këtë universitet e që ruan sot e gjithë ditën vlerat e një pune pioneri që ndryshoi paradigmën në studimet albanologjike bashkëkohore në Itali. Një tjetër gur sinori në formimin e tij akademik është edhe disertacioni “Linguistic Continuity and Fragmentation: the vexata quæstio of the vocalic isophones in the Arbëresh speaking Area in northern Calabria” (Romë, 4 qershor 1994), si edhe botimi shembullor me komente në dy gjuhë (anglisht-italisht) i monografisë së albanologut amerikan Eric Hamp “Il Sistema fonologico della parlata di Vaccarizzo Albanese, Università della Calabria: Centro Editoriale e Librario. Translation and Italian Edition by G. Belluscio, of: E. P. Hamp’s, Vaccarizzo Albanese. The Sound System of a Calabro-Albanian Dialect (A Ph.D. Dissertation, 1954) Albanistica. Studi e testi Vol. 3, Università della Calabria: Centro Editoriale e Librario.

Karriera akademike dhe universitare e Gianni Belluscio-s është e lidhur pazgjidhshmërisht me angazhimin e tij si kërkues shkencor e specialist i gjuhës shqipe, si edhe dhe profesor universitar i asociuar (2017) në Universitetin e Studimeve të Kalabrisë. Gianni Belluscio është angazhuar shpesh edhe si profesor mik në disa universitete në Italinë e Jugut, Shqipëri, Kosovë si edhe Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut (LMU: 2-7.12.2019). Aktiviteti i tij shkencor dallohet gjithashtu për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare në shumë vende të Europës dhe SHBA-ve si edhe për paletën e gjerë të botimeve shkencore si autor e bashkautor në shumë lëmenj të albanologjisë, që arrijnë shifrën e 180 titujve, ndër to 8 punime monografike.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të gjithë miqtë, kolegët e për të gjithë botën shkencore albanologjike, e cila e kujton me respekt dhe stimë të veçantë në këto momente zije dhe ngushëllimi të kulturës shqiptare.